Nuk ka vonuar reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçit për përmendjen të tij nga emisioni “Report” në RAI 3, si njeriun kyç të marrëveshjes Rama-Meloni, ku ai u cilësua dhe si ish-avokat i narko-trafikantëve.
“Kam lënë detyrën ligjore 10 vjet më parë dhe krahasimi i bërë nga programi televiziv “Report” është shumë i dëmshëm për reputacionin tim. Unë kam udhëzuar tashmë avokatët e mi italianë që të ngrenë një padi për shpifje kundër programit televiziv shtetëror italian. Burimet duhet të verifikohen dhe po ashtu edhe lajmet” – shprehet Agaçi.