Në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit u diskutua ndër të tjera dhe situata në Kosovë.
Një fjalën e tij, zëvendëspërfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në OKB, Robert Wood u shpreh se Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë përpjekje për të gjetur autorët e sulmit të Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar.
“Liderin e proklamuar të serbëve Milan Radoiçiq. Është kritike që Serbia të punojë me KFOR-in për ta parandaluar edhe një sulm tjetër sikur ai i shtatorit të vitit 2023.
Jemi të shqetësuar me mungesën e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës që po hynin në Serbi, përfshirë edhe serbët që shërbejnë në Policinë e Kosovës.” – u shpreh Woods.