Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori u shpreh në një deklaratë në media sociale se qeveria po çon përpara një raprezalje tatimore ndaj profesionistëve të lirë.

Qori u shpreh ndër të tjera se reformat e ndërmarra nga qeveria janë shumë larg premtimeve të dhëna nga kryeministri Rama, i cili në fushatën e vitit 2013 u zotua për themelimin e një sistemi taksash progresive.

Dekalarata e Arlind Qorit

“Ndërkohë që shumëkush merret me budallallëqet e Ilir Metës, qeveria po sulmon mijëra e mijëra profesionistë të lirë përmes një sistemi fiskal jashtëzakonisht të dëmshëm. Mësues, kontabilistë, ekspertë ligjorë, dentistë, mjekë, të gjithë do duhen të paguajnë një tatim fitimi nga 15-23%. Dhe çështë më e keqja, nuk do tu njihen si shpenzime të zbritshme 30% i të ardhurave që ja u njheh ligji. Mirëpo dikush do të pyeste se sa taksohen oligarkët në një vend si Shqipëria?! Po ua them unë: Pronarët e hoteleve me katër deri në pesë yje, në 10 vitet e ardhshme do të paguajnë 0% tatim fitimi. Nga ana tjetër, aksionerët e korporatave, njerëz jashtëzakonisht të pasur, paguajnë, një tatim dividenti prej vetëm 8%. Po ta llogarisi edhe njëherë. Mësuesi apo dentisti do të paguajnë deri në 23% tatim mbi fitimin e tyre ndërkohë që oligarkët 0-8% në varësi të aktivitetit të tyre ekonomik. 

Mirëpo padrejtësia fiskale shtrihet përtej profesioneve të lira. Sot që flasim ata që ndërtojnë po ashtu hotele me 4 apo 5 yje paguajnë një TVSH në masën 6% ndërkohë që njerëzit e thjeshtë pensionistët punëtorët për çdo bukë apo shishe kosi që blejnë do duhet të paguajnë 20% të vlerës së tyre. Në Shqipërinë e sotme puna tatohet më shumë se sa kapitali”.- deklaroi ndër të tjera Qori.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *