Prestigjozja italiane shkruan se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e telefoi drejtorin e RAI 3, Paolo Korsini menjëherë pas publikimit të një reportazhi mbi marrëveshjen mes tij dhe Xhorxhia Melonit për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri. 

Në artikullin e “La Repubblica” thuhet se Edi Rama ishte i tërbuar gjatë bisedës telefonike me Korsinin duke shfryrë gjatë gjithë kohës.

Emisioni ”Report” në RAI 3 ngriti pretendimet se marrëveshja Rama-Meloni ishte arritur duke përfshirë interesa të errëta, ndërkohë që njeriu kyç i kësaj marrëveshje ishte Engjëll Agaçi. 

Për RAI-n, Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë është person me lidhje të forta me botën e mafias dhe trafiqeve në Itali.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *