Senati amerikan ka miratuar një projektligj që mund të ndalojë TikTok-un në SHBA.

Senatorët amerikanë i dhanë firmës kineze të platformës sociale, ByteDance, nëntë muaj kohë për të shitur aksionet ose përndryshe aplikacioni do të bllokohet në Shtetet e Bashkuara.

Ky projektligji do t’i dorëzohet presidentit Joe Biden, i cili është shprehur se do ta nënshkruajë sapo ky projektligj të mbërrijë në tryezën e tij.

ByteDance u shpreh për mediat se nuk do të ketë një përgjigje të menjëhershme për këtë vendim të senatit. Më parë, firma kineze është shprehur se do të kundërshtonte çdo përpjekje për ta detyruar atë të shesë një ndër aplikacionet më fitimprurëse dhe të përdorura në botë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *