Atalanta nuk ka të ndalur. Pas kalimit në katër më të mirat e Evropa Ligë, bergamaskët siguruan dhe finale e Kupës së Italisë pasi mundën 4-1 Fiorentinën.
Berat Gjimshiti ishte sërsh në lartësinë e zakonshme të paraqitjeve të tij në këtë sezon të jashtëzakonshëm për të dhe shokët e skuadrës.
Kapiteni i kombëtares shqiptare u vlerësua me notën 7.5, ndërkohë që mediat italianë e cilësojnë si “Kolosin në mbrojtjen e Atalantës”.
Gjimshiti fitoi 8 duele me kundërshtarët dhe spastroi 4 topa në zonën e tij.
Atalanta e teknikut Gasperini ende nuk e ka thënë fjalën e fundit për këtë sezon…