SPAK-u nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës ndaj deputetit të PD-së Gazment Bardhit, duke deklaruar se nuk ka asnjë shpifje.
Gazment Bardhi u kallëzua në SPAK nga Olsi Rama pas denoncimit të Bardhit, ku ai deklaronte se vëllai i kryeministrit ishte personi i paidentifikuar, i moshës 45 vjeç që kishte përdorur automjetin me targa AA 653 DM.