Presidenti francez, Emmanuel Makron është shprehur në një fjalim se “ekziston rreziku që Evropa mund të vdesë”.

Nga foltorja e Universitetit të Sorbonës, Makron bëri thirrje për një rritje të kapaciteteve të sigurisë kibernetike në Evropë, bashkëpunim më të ngushtë në fushën e mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar si dhe krijimin e një akademie evropiane për të trajnuar personelin ushtarak në lëminë e luftës hibride.

“Nuk ka mbrojtje pa një industri të mbrojtjes. Ne duhet të prodhojmë më shumë, duhet të prodhojmë më shpejt dhe duhet të prodhojmë si evropianë” – shtoi Makron.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *