Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në OKB, Zllatko Lagumxhija ka njoftuar se votimi për gjenocidin më Srebrenicë nuk do të zhvillohet në datën 2 maj.
Zllatko sqaroi se shtyrja bëhet me qëllimin e përgatitjes më të detajuar të teksteve shpjeguese.
“Në këtë moment, ne e dimë që seanca nuk do të mbahet më 2 maj, pasi sot po e dërgojmë tekstin e rezolutës për rishikim për të parë nëse shtetet e OKB-së kanë propozime të tjera për tekstin. Asambleja e Përgjithshme me gjasë do të mblidhet pas 6 majit, varësisht nga orari i seancave, por këtë do ta dimë të martën” – tha ai.
Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cilësoi krimin në Srebrenicë si gjenocid, në të cilin u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë më 1995 nga Ushtria e Republikës Sërpska.