Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se Kosova duhet të jetë në çdo rast e gatshme për një sulm nga Serbia.
Bislimi theksoi se Beogradi mund të nisë në çdo moment një tjetër sulm hibrid si ai në Banjskë. Sipas tij, Serbia nuk mund të nisë një sulm në masë të gjerë për shkak të pranisë së KFOR-it, por një sulm hibrid nuk mund të përjashtohet në asnjë rast.
“Ne duhet të jemi gati për luftë. Po, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të përgatitemi që kjo mund të ndodhë përsëri në çdo kohë.”- ka deklaruar Bislimi, për platformën ukrainase të lajmeve European Pravda.