Kryebashkiaku i Tiranës u paraqit sot në SPAK për t’u pyetur rreth aferës së inceneratorëve. Ai u thirr nga prokurori Dritan Prençi, ndërkohë që jashtë ambienteve të organit të akuzës ai u prit nga disa qytetarë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Veliaj shkëmbeu replika me Klevis Balliun ndërsa qytetarët i drejtoheshin me thirrjet: “Hajdut, shko në burg.”
Opozita ka kërkuar nga SPAK-u marrjen e Veliajt nën hetim për dosjen ‘5D” ku disa nga drejtorët e bashkisë së Tiranës janë arrestuar me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.