Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Vedant Patet deklaroi se katër njësi të ushtrisë së rregullt izraelite kanë kryer shkeljë të rënda të të drejtave të njeriut në territoret palestineze.
Ai shtoi se këto shkelje ndodhën para hyrjes në Gaza.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, zyrtari amerikan nënvizoi se Shtetet e Basjkuara do e vijojnë mbështetjen ushtarake dhe atë diplomatike për Izraelin.
“Katër nga këto njësi kanë korrigjuar në mënyrë efektive këto shkelje, Kjo ishte ajo që ne prisnim të bënin partnerët. Ne vazhdojmë të jemi në konsultime dhe angazhime me qeverinë e Izraelit; ata kanë dorëzuar informacione shtesë sa i përket njësisë së dyshuar.
Ne jemi duke u angazhuar me ta në një proces dhe do të marrim një vendim përfundimtar për njësinë në fjalë, kur procesi të përfundojë.” – tha Patel.