Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti tha se Erion Veliaj u paraqit në SPAK pasi kishte marrë 3 fletëthirrje nga organi i akuzës.
Sipas Alimehmetit, Veliaj po bën propagandë duke pretenduar se shkoi vullnetarisht para prokurorit Dritan Prençi.
“Tani i quan bashkëpunëtorë, me kë, me ata që u arrestuan, apo me ata që i arrestuan. Erion Veliajt i iku truri kur iu vu sekuestro inceneratorit, edhe pse aty s’ka asgjë. I arrestuan Taulant Tushen, në mars i arrestuan live drejtorët e tjerë. Ku po fshihej ai? Ai kampioni i debateve që nuk doli njëherë në debat me Këlliçin. Ai që i çojnë 3 fletëthirrje dhe thotë shkova me këmbët e mia. Po normal se do të tërhiqnin ata përndryshe. Ai që nuk guxon të flasë në këshill kur ia kërkojnë 3 forca të ndryshme politike. Ai guxon vetëm me këta njerëzit me maska, që kanë frikë, pas këtyre dyerve me zinxhir.”- u shpreh ai.