Albion Rrahmani është protagonist në ligën rumune me 23 gola dhe 4 asist me fanelën e Rapidit të Bukureshtitt.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, mes tyre dhe Napolit në Serinë A.
Menaxheri i futbollistëve, Serxhio Mezi, opinionist në “1 Station Radio” zbulon se interesim për ish-futbollistin e Ballkanit ka shfaqur Napoli.
Sipas tij, kjo ecuri dhe karakteristikat e tij si sulmues, mund t’i ofrojnë 23-vjeçarit mundësinë e hapit të madh në karrierë.