Nga Mehmet Elezi
Projekt-rezoluta që të njihet genocid masakra e Srebenicës nuk inkriminon serbët e Bosnjës. As Serbinë. Nuk i përmend fare.
Projekt-rezoluta inkriminon kryerësit e genocidit.
Po ç’thotë zëvendëskryeministri i ardhshëm, Vulin? Sipas tij, lufta diplomatike është për të përcaktuar nëse serbët janë “komb gjenocidal ose jo”. Me të njëjtën gjuhë presidenti Vuçiç. E cilëson projekt-rezolutën sulm kundër popullit serb.
Pra janë vetë qeveritarët e Beogradit, që po identifikojnë popullin e vet me kriminelët që kryen genocid, tjetërkush jo. Vështirë mund të thuhet se ky është një shërbim i bukur për Serbinë.
Diçka e trazon keq nënvetëdijen e tyre.
Projekt-rezoluta është nismë e Gjermanisë dhe e Ruandës. Më 6 maj paraqitet në OKB, në Ansamblenë e Përgjithshme.
P.S.
“Ju vrisni një serb dhe ne do t’i vrasim 100 myslimanë”, kujtohet thënia e Vuçiçit, disa ditë pas masakrës së Srebrenicës.