Kjo e shtunë i gjeti tregtarët e Tregut Industrial të Belshit në protestë duke kundërshtuar zhvendosjen e këtij tregu jashtë qytetit.
Sipas tregtarëve, projekti në fjalë hartuar nga bashkia parashikon zhvendosjen e tregut 4 kilometra larg qytetit dhe kjo do të kishte pasoja të drejtpërdrejta në punën e tyre.
Më 29 prill tregtarët kërkuan takim me kreun e bashkisë së Belshit, Arif Tafani, por ky i fundit iu shmang takimit me protestuesit.
Drejtuesit e bashkisë së Belshit theksojnë se vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak dhe ai nuk mund të rrëzohet.
Tregtarët pretendojnë se largësia e madhe e tregut nga qyteti do i shkatërrojë, pasi qytetarët nuk do të marrin rrugë aq të largët për blerjet e tyre.