Përfaqësuesi për Politikë të Jashtë i BE-së, Jozef Borrel ishte sërish kontrovers në pohimet e tij.
Ai u shpreh se mezi pret të nisë punën me kabinetin e ri qeveritar në Serbi pjesë e të cilit janë dhe dy zyrtarë të shpallur non-grata nga SHBA-të.
Aleksandër Vulin, zv.kryeministër dhe Nenad Popoviç, ministër pa portofol janë nën sanksione nga SHBA-të për lidhjet e tyre me Rusinë, përfshirjen në afera korruptive dhe lidhje me krimin e organizuar.
Departamenti amerikan i Shtetit e dënoi përfshirjen e dy zyrtarëve në fjalë si pjesë të kabinetit të ri qeveritar, ndërkohë që Jozef Borrel duket se ka tjetër qëndrim.
Ai theksoi se pret të punojë më ministrin e Jashtëm Gjuriq, ndërkohë që nuk pati komente lidhur me përfshirjen e dy non-gratave në qeverinë e re të Serbisë.