Palestinians look at the site of an Israeli strike on a house, amid the ongoing conflict between Israel and Hamas, in Rafah, in the southern Gaza Strip May 5, 2024. REUTERS/Hatem Khaled

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite adresoi një paralajmëlrim për rreth 100 mijë civilë palestinezë në zonën e Rafahut në jug të Gazës.

Ai u kërkoi atyre të largohen nga qyteti drejt një zone humanitare duke paralajmëruar se ushtria izraelite do të nisë mësymjen së shpejti.

Izraeli e konsideron Rafahun si fortesën e fundit të Hamasit, ndërkohë që ky vendim është tregues se përpjekjet e SHBA-ve dhe shumë zërave ndërkombëtarë për ndalimin e këtij sulmi kanë dështuar. 

Izraeli duket se ka vendosur të injorojë çdo paralajmërim me argumentin se pa shkatërrimin e  Hamasit nuk mund të ketë paqe dhe siguri në Lindjen e Mesme. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *