Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës po shoqërohet me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Pjesëmarrësit në tubim shkulën një pjesë të gardhit metalik duke tentuar të hyjnë me forcë në bashki, por u penguan nga uniformat blu.
Po ashtu, as këshilltarët e opozitës nuk u lejuan të hyjnë në godinë dhe pse dita e sotme është ditë pune duke sjellë përplasje mes tyre dhe forcave të sigurisë.
Protestuesit kërkuan largimin e Veliajt dhe çuarjen e tij para drejtësisë si të pandehur për aferat e inceneratorëve dhe dosjen “5D”.