Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës tha se numri i madh i kamerave të sigurisë në veriun e vendit do të shërbejë në luftën ndaj aktiviteteve të paligjshme kriminale dhe ndaj përpjekjeve për cënimin e sovranitetit shtetëror të Kosovës.
“Sipas ligjit është Policia e Kosovës ajo që mund të monitorojë hapësirën publike. Ato nuk kanë zë, kështu që regjistrohet vetëm video. Kamerat shërbejnë për të parandaluar që njerëzit të kryejnë kundërvajtje apo krime, nëse bëjnë, ne mund t’i gjejmë më shpejt dhe të hedhim dritë mbi rastet. Sot nuk ka mbaruar vendosja e kamerave, do t’i kemi në çdo kryqëzim. Deri në fund të vitit do të jenë rreth 200 të tilla në tërë veriun, si dhe në Pejë apo gjetkë.” – deklaroi Veton Elshani.