Karlo Ançeloti u shfaq i përlotur pas kalimit në finalen e Uemblit pas një përmbysje dramatike dhe shumë polemikave që shoqëruan sfidën ndaj Bajernit. 

Ançeloti tha pas ndeshjes se djemtë e tij e merituan kalimin në finale pasi luajtën më mirë se kundërshtari, ndërkohë që arritja në këto nivele është diçka e jashtëzakonshme. 

Karlo Ançeloti është i pari trajner që arrin në 6 finale të Ligës së Kampioneve, 3 si trajner i Milanit dhe 3 si trajner i Realit të Madridit.

I zhgënjyer u shfaq Tomas Tuhel. Tekniku bavarez tha se skuadra e tij nuk ishte në natën më të mirë, por thumbi arbitrat e ndeshjes duke pretenduar se ekipit të tij iu anulua një gol i rregullt në fundin e shtesës.

“Nuk ishte nata jonë më e mirë, por dhamë gjithçka në fushë dhe Reali vuajti jo pak ndaj nesh. Arbitrat na dëmtuan me atë vendim që solli anulimin e golit tonë. Pamjet flasin vetë, Çfarë të them më shumë?” – u shpreh Tuhel.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *