Një raketë goditi mbrëmë një rajon të Polonisë në kufi me Ukrainën duke shkaktuar dy të vdekur dhe duke ngjallur shumë aludime mbi origjinën e saj. Presidenti polak, Andrei Duda, u tha gazetarëve në Varshavë se ende nuk ka fakte për të provuar origjinën e raketës dhe se autoritet polake në bashkëpunim me NATO-n po vijojnë hetimet për këtë cështje. Duda shtoi se në një situatë të tillë duhet treguar maturi për të evituar vendime të gabuara në të ardhmen. “Ne po vijojmë të hetojmë origjinën e raketës që ra në territorin tonë duke u marrë jetën dy shtetasve polakë. Po bashkëpunojmë ngushtë me NATO-n dhe për momentin nuk kemi ende fakte për të provuar se nga u lëshua raketa. Në situata të tilla duhet treguar shumë maturi.” – tha Duda.
Raketa që u mori jetën dy polakëve të moshës 50 dhe 60 vjeç, nxiti aludime se ajo mund të jetë lëshuar nga Rusia , por përfaqësuesi i kësaj të fundit në Kombet e Bashkuara i cilësoi akuzat të pabaza dhe si përpjekje për të tërhequr Rusinë në një konflikt me NATO-n.