Ambasadori gjerman tha për A2 CNN se vendi i tij po planifikon të katërfishojë pranonë ushtarake në Kosovë. Jorn Rohde theksoi se situata me Serbinë vijon të mbetet e tensonuar dhe se Kosovës i nevojitet rritja e mbështetjes pasi asgjë nuk mund të parashikohet. 

“Situata e sigurisë këtu në Kosovë është e pandryshuar në muajin e fundit. Dua të them, pas Banjskës, sulmit në Kosovë, KFOR ka reaguar. Tani kemi një qëndrim më të fortë. Unë nuk shoh asnjë kërcënim. Dua të them, KFOR është këtu me 27 kombe me gati 5000 ushtarë”.

“Gjermania do të katërfishojë forcat e saj. Unë do të udhëtoj javën e ardhshme bashkë me kontingjentin e ri gjerman që do të vendoset në bazën Bondsteel. Kishim 70 veta personel këtu. Tani kemi pothuajse 300.”. – u shpreh ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *