Tubimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë u shoqërua me bujë dhe tis të fortë propagandistik kryesisht nga mediat e afërta me pushtetin. 

Rrjetet sociale u tejmbushën me postime propagandistike, lavde dhe himne për fjalimin e kryeministrit. Shumë prej atyre që postuan ishin punonjës të administratës publike dhe kryesisht të bashkive në jugun e vendit. 

Mirëpo këta të fundit nuk po e ndiqnin takimin nga shtëpitë e tyre, por ishin dhe vetë të pranishëm në Athinë. 

Pjesëmarrje masive në këtë tubim raportohet se pati nga radhët e punonjësve të bashkisë së Korçës. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *