Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se nga data e sotme hyn në fuqi vendimi që përcakton ligjërisht euron si të vetmen monedhë për kryerjen e transaksioneve bankare në vend.
Periudha nga 1 shkurti deri sot u referua nga BKQ-ja si afati tranzitor drejt këtij vendimi final.
Ky vendim ngjalli pakënaqësi në radhët e serbëve të Kosovës dhe nxiti reagime të forta nga Beogradi zyrtar pasi vendimi ndalon përdorimin e dinarit serb.
Reagime pati dhe nga faktori ndërkombëtar i cili i kërkoi qeverisë së Kosovës të rishqyrtonte vendimin, por kjo e fundit u shpreh se vendimi i përket Bankës Qendrore të Kosovës dhe se ai duhet të jetë në përputhje me kornizën kushtetuese të vendit.