Atalanta mori një fitore me shumë peshë në shtëpi ndaj Romës në shifrat 2-1. 

Bergamaskët hodhën një hap vendimtar për kualifikimin në Ligën e Kampioneve. Pjesë e suksesit ishte dhe Berat Gjimshiti që zhvilloi një tjetër ndeshje për kornizë. 

Kapiteni i kombëtares tha pas sfidës se ekipi ka fituar shumë vetëbesim dhe beson se mund të mposhtë çdo rival. 

“Fitorja ndaj Liverpulit na dha shumë vetëbesim. Tashmë është shumë e vështirë të luash kundër nesh. Po japim më të mirën, po tregojmë shumë cilësi dhe do të luftojmë deri në fund për trofe.” – u shpreh Gjimshiti. për ‘Sky Sport”.

Atalanta luan të mërkurën finalen e parë ndaj Juventusit për trofeun e Kupës talisë, ndërkohë që pas një jave përballet me Leverkusenin në Dublin për finalen e Evropa Ligë. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *