Azgan Mernica e qëlloi me një plumb në kokë policin Novruz Cenalia në kohën kur ky i fundit po bëhej gati të merrte shërbimin.
23-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që RENEA, FNSH dhe forca të shumta nga policia e Fierit vijojnë prej orësh kërkimet për kapjen e tij.
30 mijë euro shpërblim janë ofruan nga policia për çdo infomacion të vlefshëm lidhur me vendndodhjen e vrasësit.
Ka dyshimet se viktima dhe autori mund të jenë njohur më parë. Sipas informacioneve vëllai i Azgan Mërnicës, Kiri Mërnica, aktualisht ndodhet në burg për tentativë vrasje. Ai u arrestua më 17 prill 2021 pasi bashkë me 3 të tjerë u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj. Kiri Mërnica në kohën kur ndodhi plagosja ndodhej në ‘arrest shtëpie’ Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23-vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj. Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuzë që i mohoi.