Prestigjiozja gjermane shkruan se trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman ka vendosur të mos përfshijë qendërmbrojtësin e Borusias së Dortmundit në listën e të grumbulluarve për Euro 2024 që luhet në shtëpinë e gjermanëve.
Nagelsman duket se ka të tjera preferenca për skemat dhe idetë e tij.
Të përzgjedhurit e tij për qendrën e prapavijës janë Xhonatan Tah (Leverkusen), Niko Shloterbek (Dortmund), Robin Koh (Frankfurt), Antonio Rydiger (Real Madrid) dhe Valdemar Anton (Shtutgart). Vendimi i Nagelsmanit pritet të sjellë jo pak polemika në ambientin sportiv gjerman, pasi Mats Humels krahas golit vendimtar ndaj PSG-së në gjysmëfinale të championsit, u shpall dhe lojtari më i mirë në të dy gjysmëfinalet duke neutralizuar një lojtar të klasit botëror si Mbape.