Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ende nuk dihet për cilën çështje është thirrur Agaçi.
Engjëll Agaçi është akuzuar në vijimësi nga opozita si një ndër drejtuesit e aferës së inceneratorëve dhe si urë lidhëse mes interesave të mafias me politikës.
‘‘U thirra si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të krijojë një lajm. Duhet të jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë. Faleminderit!” – u shpreh ai për median pas daljes nga SPAK.