Deputeti i Partisë Demokratike e quajti si turpëruese sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj kryeministrit të Kosovës në Samitin e BE-së mbajtur në Malin e Zi.
Sipas Tomor Alizotit, Edi Rama duhet ta përqafonte Albin Kurtin në ato rrethana dhe jo ta përçmonte me arrogancë.
“Ne shikojmë kryeministrin tonë i cili shfaq një arrogancë. Ai ka ikur në emër të shqiptarëve, të një vendi që është Kosova, ku është populli që ka vuajtur shumë dhe jo para 100 vitesh por para pak vitesh, është dhunuar, përdhunuar, përçudnuar.
Kryeministri i Shqipërisë, duhet ta përqafonte Kurtin të tregonte që ai është vëllai im evropianëve, t’i thoshte ky është shpirti im, është njeriu im, jo të rrijë më një arrogancë. Por ky është njeri narcist, është njeri me çrregullime patetike. Po të ishte një evropian ai do të ngrihej do ta përqafonte, do t’i lëpihej.” – u shpreh Alizoti në EuroNews Albamia.