Top-Channel paska në zotërim një letër që Macron, Scholz dhe Meloni i kanë nisur qeverisë së Kosovës. Po sot ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla dërgoi në Asamblenë e Këshillit të Europës një letër përmes së cilës deklaronte se qeveria në Prishtinë do të niste në Gjykatën Kushtetuese një draft për Asocacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Në të ashtuquajturën letër që zotëron Top-Channel, ndër të tjera thuhet se:
“Fatkeqësisht, hapat që ju propozoni nuk adresojnë nevojën urgjente për hapa vendimtarë drejt krijimit të Asociacionit dhe rrezikojnë të minojnë më tej Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Së pari, projekt-statuti i paraqitur nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është thjesht ‘propozim zotërinjsh’. Është një model solid, i hartuar me kujdes me ndihmën e juristëve dhe ekspertëve evropianë, bazuar në praktikat më të mira ekzistuese në Evropë.
Ai merr plotësisht parasysh të gjitha vijat tuaja të kuqe si dhe kornizën kushtetuese dhe ligjore të Kosovës. Si e tillë, gëzon mbështetjen tonë të plotë. Le të theksojmë edhe një herë se nuk duam një Kosovë jofunksionale”.
Ndodhemi pra në të njëjtën pikë si me dinarin. Nëse aktin e nxjerrjes nga qarkullimi të monedhës serbe e mori formalisht Banka Qendrore, presioni ndërkombëtar u përqendrua mbi qeverinë në Prishtinë.
Nëse sot qeveria deklaron se ka një draft dhe do ta dërgojë atë për shqyrtim në Kushtetuese, presioni përqendrohet mbi qeverinë e Kosovës, ndaj së cilës jepen garanci se projekti i Lajçak ka përputhshmëri të plotë kushtetuese. Cili tagër e jep këtë vlerësim pos Gjykatës? Dhe mandej thuhet se “ne duam një Kosovë funksionale”, ndërkohë që ky tipar presupozohet se duhet të përputhet me një Kosovë Demokratike, pra me mënyrën e funksionimit demokratik të saj ku Gjykata Kushtetuese ka të drejta të patjetërsueshme.
Si veproi Emmanuel Macron me Korsikën? Me vullnetin e vet, apo me negociim dhe procedurë? Nga ana tjetër le të qeshim pak: A di vallë Meloni se çfarë është Asocacioni?
Letra e publikuar në një media të Shqipërisë, që vet si vend është një Asocacion i Krimit të Organizuar në Europë, vjen pas disa deklarimeve ditën e sotme të përfaqësuesve politikë gjermanë sipas të cilëve, letra e Gërvallës është shenjë e qartë e vullnetit të qeverisë kosovare për Asocacionin. Dhe se kjo do të mjaftonte për të pranuar Kosovën në KiE. Dhe sipas burimeve nga qeveria e Kosovës, ajo:
“Është një letër e vjetër, para propozimit të fundit që ka bërë qeveria e Kosovës”.
Pse atëherë është publikuar ajo sot në Tiranë?
Është edhe njëherë pra një diversion publik, i pistë nga Tirana që është pozicionuar qartë kundër Kosovës dhe po punon për rrëzimin e qeverisë së atjeshme me atë që ka diturë të bëjë përherë: me letra anonime.
Nga ana tjetër, çështja ngjan të jetë pak më e ndërlikuar. Në një deklaratë të mbajtur nga një takim në Kotorr të Malit të Zi, presidenti Vuçiç, cilësoi se propozimi I Kurtit për Asocacionin është një kurth i tij dhe lobistëve të vet, pasi sipas Marrëveshjes së Brukselit është pala serbe që duhet të propozojë, ose BE. Ky është rasti i draftit franko-gjerman. Vuçiç nga ana tjetër ka shtuar se ky është një truk, pasi:
“Tani Anglezët po u bëjnë presion të gjithëve që të votojnë hyrjen e Kosovës në KiE”.
Është e qartë se qeveria në Kosovë nuk mundtë pranojë kërkesën europiane që është mirëfilli politike dhe nuk ka asgjë të përbashkët me anëtarësimin në KiE, një proces që është miratuar nga Asambleja dhe raporterja përkatëse. Zv.ministri I jashtëm Ahmeti, tha se mund të ketë një mbledhje të jashtëzakonshme për Kosovën më datë 17 maj, për të prauar hyrjen e saj. Dhe është jashtë çdo dyshimi, se cilidoqoftë vendimi, qeveria e Kosovës nuk mund të bëjë vetëvrasje për një process të cilin e ka fituar. Edhe nëse aktualisht letra e Gërvallës ka provokuar një përplasje me Presidenten Osmani, që është një dëm kolateral që duhet mbyllur sa më shpejt? Mekuli Press