Nga: Hysamedin Feraj

Nuk është as fuqia lobuese, as profesionalizmi diplomatik i Serbisë ai që ka përcaktuar qëndrimin anti-Kosovë të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, as paaftësia diplomatike e Kosovës. Është sugjestionimi që i bënë vetes se Serbia është superfuqia më e madhe në botë, nga e cila varet fati dhe ekzistenca e qytetërimit europian, pa të cilën rreziku rus është zero. 

Prandaj presidenti Macron ishte i gatshëm të luftojë ushtarakisht, në terren, kundër Rusisë, por ndryshoi qëndrimin e vet “brenda natës”, mbas një takimi me Vuçiqin.

Kjo nuk shpjegohet me interesa ekonomike, sepse ekonomikisht kanë më shumë interesa për Rusinë dhe Kinën. Por asnjëra nga këto nuk ka arritur t’ua ndryshoj mendimin “brenda natës” as për Krimenë as për Tajvanin. 

Prendaj autosugjestioni mbetet shpjegim më i mirë dhe më i fuqishëm, sepse është produkt i veti dhe motiv i brendshëm. Serbia e kuptoi dhe e përdori këtë fuqi “të saj”, që nuk e ka jashtë mendjes së atyre shtetarëve. Ne nuk arritëm t’ua heqim frikën.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *