Policia e Kavajës njoftoi se ka arrestuar një 48-vjeçar me inicialet B.R. me akuzën e abuzimit seksual me të bijën 15-vjeçare. 

Në kallëzimin e saj, e mitura deklaroi se kishte katër vite që abuzohej nga babai i saj. 

Njoftimi: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *