Mesfushori gjerman ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur pas përfundimit të kampionatit evropian që zhvillohet në Gjermani.
34-vjeçari do të kërkojë dy trofetë e fundit në karrierë, pikërisht trofeun e Ligës së Kampioneve ku Reali përballet me Dortmundin dhe fitimin e kampionatit evropian me kombëtaren e tij.
Toni Kros ka 34 trofe të fituar në karrierën e tij, ndërkohë që Fiorentino Perez e cilësoi atë si një nga më të mirët në historinë e Realit të Madridit.
Kros kërkon trofeun e gjashtë në Ligën e Kampioneve, pasi e ka fituar këtë trofe një herë me Bajernin e Mynihut dhe katër herë më Realin e Madridit.