Berat Gjimshiti mbajti shiritin e kapitenit për Atalantën në triumfin historik 3-0 ndaj Bajer Leverkusen në finalen e Evropa Ligë.
Kapiteni i kombëtares shqiptare u shfaq shumë i emocionuar pas këtij suksesi duke u shprehur se e kishte pritur prej kohësh një moment të tillë.
“Është e vështirë të gjesh fjalët tani, as që po e kuptoj se çfarë bëmë. Një sukses kaq i madh pas finales së humbur është i pabesueshëm, morali nuk ishte më i miri… Por tani nuk më interesojnë 3 finalet e humbura.
Shiriti? Jam krenar, sot mësova se do të mbaj shiritin në krah. Por grupi është fantastik, luajtëm shumë mirë dhe e merituam.
Tifozët na mbështesin gjithmonë, këta tifozë e meritojnë suksesin” – u shpreh Gjimshiti.