Mbledhjet e Bordit të Transaparencës prej kohësh janë shndërruar në shfaqje parodie. Vendimmarrjet e këtij organizmi tashmë përbëjnë referencë konstante humori. Batuta e radhës vjen nga mbledhja e djeshme e Bordit që vendosi uljen e çmimit të naftës me 2 lekë. Një litër naftë do të shitet me 221 lekë, nga 223 lekë që ishte vendosur në mbledhjen e datës 12 nëntor. Me 5 lekë do të ulet çmimi i benzinës që nga 209 lekë për litër shkon në 204 lekë. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz do të jetë 73 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 621 lekë/litri për automjetet, ndërsa për peshkim është vendosur 127 lekë për litër.