Një raport i ”International Crisis Group“ ka dalë në përfundimin se KFOR-i ka negociuar për tërheqjen e Milan Radojçiçit dhe paramilitarëve serbë të udhëhequr prej tij nga Banjska 24 shtatorin e vitit të kaluar.
“Nga frika e një gjakderdhjeje, KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit në pyjet përreth, nga të cilat ata kishin ardhur për të kryer sulmin. Kosova beson se deri në 200 luftëtarë të tjerë ishin fshehur në atë kohë në pyllin e dendur midis Banjskës dhe kufirit serb.” Thuhet në këtë raport, i cili u citua në komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s të mbajtur dy ditë më parë.
I menjëherhsëm ishte reagimi i KFOR-it që mohoi akuzat.
“Në asnjë moment KFOR-i nuk ishte i përfshirë në negociatat e supozuara. Dhuna që ndodhi në Banjska erdhi pas një sulmi kundër paqeruajtësve të KFOR-it në maj të vitit 2023, i cili rezultoi në plagosjen e 93 pjesëtarëve të KFOR-it, disa prej të cilëve pësuan lëndime të rënda.”- thuhet në reagim.