28-vjeçari me iniciale A.F. ra nga lartësia e një objekti në ndërtim në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë.
Viktima kishte vetëm pak minuta që kishte nisur punën, ndërkohë që ra nga lartëtesia gjatë kohës kur po mbushte disa kova me llaç.
Drejtuesi teknik i punimeve është shoqëruar në polici ndërsa vdekjet e punëtorëve në ndërtimet që mbijnë kudo në Tiranë vijojnë të ndodhin pasi kushtet e sigurisë raportohen me mangësi të theksuara në shumë prej kantiereve të kryeqytetit.