Kryeministri i Kosovës tha për “Financial Times” se butësia në qëndrimet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndaj Serbisë i ka dhënë edhe më shumë krahë kësaj të fundit në skenaret e saj destabilizues për rajonin.
Albin Kurti theksoi se perëndimi duhet të flasë me tjetër gjuhë në adresë të Serbisë dhe e gjitha duhet të nisë nga detyrimi i Beogradit për të vendosur sanksione ndaj Moskës.
“Sapo që Serbia t’i vendosë sanksione Federatës Ruse, atëherë do të ishte një moment kur ata mund të tregojnë se duan të integrohen në BE, dhe Serbia pa Rusinë nuk mund ta kërcënojë sigurinë e kontinentit. Atëherë do të mund të besoja se në thelb duan paqe. Dhe SHBA-ja e BE-ja nuk do të përpiqeshin që t’i qetësonin më”- ka thënë Kurti..
Kryeministri i Kosovës shtoi se qeveria e tij nuk ka në plan të tërheqë njësitë speciale nga veriu i vendit për sa kohë që ajo pjesë e territorit kërcënohet nga skenarët e dhunës dhe destabilizmit të nxitura nga Beogradi me strukturat e tij kriminale.