Ksavi Hernandez u shkarkua me shumë polemika nga stoli I Barcelonës një vit para përfundimit të kontratës. Klubi i detyrohet 12 milionë euro dëmshpërblim, por ish-ikona e klubit katalanas u shpreh se nuk do t’i merrte paratë e dëmshpërblimit duke i lënë ato në dispozicion të nevojave të klubit.
Ksavi fillimisht deklaroi largimin nga klubi, por presidenti Laporta e bindi të qendronte dhe një sezon. Gjithçka ndryshoi pak javë më parë kur tekniku tha gjatë një konference shtypi se klubi ishte në vështirësi financiare çka solli zemërimin e presidentit Joan Laporta i cili vendosi ta shkarkonte dhe vendin e tij e mori gjermani Hansi Flik.