Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar shtetasin Marko Knezheviç me dyshimin se kryente spiunazh brenda territorit të vendit për interes të Serbisë.
Knezheviç besohet të jetë njeri i besuar i Aleksandër Vulinit, ish-drejtues i Shërbimit Sekret të Serbisë.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani deklaroi se i arrestuari fillimisht do të mbahet për 48 orë për verifikim pasi rezulton se përdorte dy identitete të ndryshme.