Njohësi i çështjeve të merkatos shkruan se marrëveshja mes trajnerit portugez dhe klubit turk është arritur dhe se gjithçka do të zyrtarizohet në orët në vazhdim.
Marrëveshja përmban dy vite kontratë për Mourinjon me opsionin për rinovim dhe për një sezon të tretë.
Fenerbahçë është klubi i tetë në karrierën e portugezit pasi më parë ka drejtuar Porton, Çelsin, Realin e Madridit, Interin, Mançester Junajtid, Totenhemin dhe Romën.