Ish-nëndejtori i Policisë së Tiranës do të mbetet në qeli pasi GJKKO-ja nuk e pranoi kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë me pretendimin se vuante nga probleme shëndetësore.
Breçani akuzohet se ishte pjesë e një grupi kriminal pasi SPAK-u publikoi bisedat në rrjetin SKY ECC ku Breçani komunikonte me të birin dhe eksponentë të tjerë të këtij grupi të akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës dhe organizim të vrasjeve.