Kryemnistri i Kosovës shkroi pas takimit në Ankara me presidentin e Turqisë se pret rritje të bashkëpunimit mes dy shteteve.
Kurti thekson se me Rexhep Taip Erdogan u diskutua dhe për shtim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
“Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik dhe të mbrojtjes. Të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova dhe Turqia, duke ofruar një shans për thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve..” – ka shkruar Kurti.