Reali i Madridit dhe Borusia e Dortmundit përballen sonte në “Uembli” në një finale ku gjermanët vlerësohen të kenë shanse të pakta për të ngritur trofeun.
Tekniku Eden Terziç ka shpërfillur parashikimet duke deklaruar se të besuarit e tij kanë potencial për të dalë triumfues në këtë finale pavarësisht kundërshtarit.
Karlo Ançeloti nga ana tjetër theksoi se Reali i tij di të vlerësojë çdo kundërshtar, por habitati i skuadrës janë trofetë.
Dortmundi kërkon të përsërisë befasinë e vitit 1997-të kur ngriti të vetmin trofe në hsitorinë e klubit pasi mposhti Juvenstusin 3-1 me formacionin që drejtohej nga një ikonë si Otmar Hicfeld.
Reali i Madridit synon të marrë arratinë me trofe në garën më të rëndësishme për klube duke luftuar për të 15-tin sonte në “Uembli”.