E pandryshuar paraqitet gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi i cili u dhunua nga tre persona mëngjesin e 29 majit në zonën e ish-Bllokut. 

Mëngjesi vijon të jetë në intubim ndërsa mbahet në vëzhgim intensiv nga mjekët. 

Bluzat e bardha theksojnë se do të presin deri të hënën nëse Mëngjesi do të japë shenja reagimi. Në të kundërt ata shprehen se do të tentojnë zgjimin e tij. Sipas tyre, ditët në vijim do të jenë vendimtare për jetën e avokatit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *