30 spitale në Angli do të nisin përdorimin e vaksinës së personalizuar kundër kancerit. 

Pas konfirmimit të lajmit, mijëra njerëz janë ofruar për të marrë vaksinën shpresëdhënëse për miliona në mbarë botën. Vaksina e personalizuar kundër kancerit do të përdore teknologjinë RNA, e përdorur dhe në vaksinat kundër Kovid-19. 

Çfarë është një vaksinë e personalizuar e kancerit

Vaksinat zakonisht janë krijuar për të parandaluar sëmundjet. Por vaksinat specifike të kancerit nuk synojnë si një trajtim parandalues, por përdoren pasi dikush është diagnostikuar. Ashtu si me vaksinat konvencionale, ato e nxisin sistemin imunitar për të kërkuar një armik, në këtë rast kancerin e pacientit. Një mostër e tumorit të Elliot u dërgua në laboratorët e BioNTech në Gjermani, ku u identifikuan deri në 20 mutacione të lidhura me kancerin e tij. Duke përdorur këtë informacion, u krijua një vaksinë mRNA që përmban udhëzime për t’u dhënë qelizave të Eliott për të prodhuar proteina të përshtatura për qelizat e tij të kancerit.

Vaksina zbulon qelizat e kancerit që janë në gjendje të fshihen në trup, për t’u rishfaqur më vonë. Qëllimi është që vaksina të përmirësojë sistemin e tij imunitar për të kërkuar dhe shkatërruar çdo gjurmë të mbetur të kancerit, duke përmirësuar kështu shanset e tij për të qenë pa kancer në vitet në vijim.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *