Reali i Madridit fitoi trofeun pasi mundi Borusian e Dortmundit në një finale shumë të luftuar.
Golat e Karvahal dhe Vinicius në pjesën e dytë i dhanë madrilenëve suksesin në një sfidë ku gjermanët ishin dominues për 60 minuta.
Adejemi në dy raste dhe Fulkrug që goditi shtyllën treguan se Dortmundi nuk zbriti në fushë për t’u mbrojtur, por ashtu si në finalen e para dy sezoneve ndaj Liverpulit, portieti Tibor Kurtua ishte sërish vendimtar me pritjet e tij.
Madrilenët vendosin sërish diktatin në Evropë ndërsa Dortmundi largohet me dinjitet pas një sezoni ku tregoi cilësi dhe karakter.