Zhoze Mourinjo sheh Francën, Anglinë, Portugalinë, Gjermaninë dhe Spanjën si skuadrat për t’u mundur në Euro 2024. Sipas trajnerit të Fenerbahçes, Italia nuk ka gjasa të mbrojë titullin pasi nuk ka shumë cilësi në ekip.
“Mendoj si një pjesë e mirë e opinionit se Franca, Portugalia, Anglia, Gjermania dhe Spanja janë ekipe të forta dhe secila ka shanse të triumfojë.
Italia? Nuk besoj se do të përsërisin suksesin e fundit. Nuk kanë një brez të talentuar pavarësisht se mbeten gjithnjë të paparashikueshëm” – u shpreh Mourinjo.