Frenki De Jong nuk do të jetë pjesë e Hollandës për ndeshjet e “Euro 2024” pasi mesfushori nuk ia doli të riaftësohet nga një dëmtim në kyçin e këmbës. Trajneri Ronald Kuman dhe stafi mjekësor kishin pritshmëri për riaftësimin e tij para nisjes së kampionatit, por testet e fundit mjekësore treguan se gjërat nuk shkuan sipas pritshmërive. 

Humbja e De Jong është një goditje e rëndë për synimet e tulipanëve në këtë turne pasi mesfushori vlerësohet si lojtari kyç në mesfushë. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *